E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kermabo refuzohet nga Prishtina

PRISHTINE - Nje takim i perbashket i zhvilluar dje ndermjet Iv de Kermabose ne njeren ane dhe presidentit Fatmir Sejdiu e kryeministrit Hashim Thaci ne anen tjeter, ka rezultuar me pikepamje te ndryshme lidhur me synimet e EULEX-it per kete marreveshje. Udheheqesit kosovare i thane shefit te EULEX-it se vetem institucionet e Republikes se Kosoves jane kompetente per nenshkrimin dhe ratifikimin e marreveshjeve me vendet tjera. Nderkaq, Iv de Kermabo tha se ky ishte takimi i pare dhe perkunder qendrimeve te kunderta, ai tha se do te jete ne kerkim te arritjes se pelqimit edhe nga ana e Prishtines. "EULEX-i nuk mund dhe nuk do te nenshkruaje asnje marreveshje protokollare ne emer te Kosoves", tha Iv de Kermabo. Ai tha po ashtu se deshironte t'i siguronte kosovaret se kjo marreveshje bashkepunimi me Serbine nuk ka te beje me planin 6-pikesh te Kombeve te Bashkuara, i cili eshte refuzuar tashme nga Prishtina zyrtare. Ky protokoll, sipas tij, do te ndihmoje luftimin e krimit dhe kontrabandes dhe ka te beje me bashkepunimin ndermjet EULEX-it dhe policise serbe.

Nderkohe, udheheqesit kosovare e kundershtuan marreveshjen e propozuar. Presidenti Fatmir Sejdiu tha se ne takim ishin shprehur qendrime te ndryshme ndermjet tyre dhe shefit te EULEX-it. Sejdiu tha se Kosova do te vazhdoje bashkepunimin me EULEX-in, por nuk do te perkrahe legjitimimin e strukturave paralele qe Serbia ka ngritur ne pjese te caktuara te Kosoves. "Absolutisht, nuk mendojme se mund te kete ide qe dikush te instrumentoje apo t'i mbaje gjalle strukturat paralele, te cilat realisht jane ne dem edhe te vete komunitetit serb, sepse e mbajne peng ne iluzione per procese neper te cilat kemi kapercyer", u shpreh Sejdiu. Kurse vazhdoi: "Por, do te japim oferten me te mire te mundshme te zhvillimit te Kosoves, te proceseve integruese, edhe me ate pjese te qytetareve qe ende mbajne pezull veten e tyre, dhe te ecim ne nje bashkepunim per te ardhmen e perbashket".

Ne anen tjeter, kryeministri Hashim Thaci tha se Kosova nuk do t'i lejoje Beogradit qe permes mekanizmave te caktuar te mbaje ndikimin e vet ne Kosove. Andaj, Thaci tha se marreveshjet e tilla nuk mund te nenshkruhen pa miratimin e institucioneve te Kosoves.

"Ne asnje rrethane, Beogradit nuk do t'i jepet hapesire e as autoritet ne territorin e Republikes se Kosoves, permes asnje mekanizmi, qofte ai vendor apo nderkombetar".

"Vendimet per Prishtinen i marrin institucionet e Republikes se Kosoves. Pra, qendrimi i Prishtines eshte mjaft i qarte, institucionet e Kosoves jane ato qe vendosin per Prishtinen", tha Thaci.

Sidoqofte, takimi i djeshem, u tha se ishte i pari me kete teme diskutimi dhe u paralajmerua vazhdimi i kontakteve tjera ndermjet misionit te Bashkimit Evropian dhe institucioneve te Kosoves.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›