Ramazani, myslimanët nisin agjërimin e muajit të shenjtë
Myslimanet në mbare botën kanë nisur sot agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Si nje nga pese shtyllat e Islamit, agjerimi eshte detyrë apo obligim per cdo mysliman të rritur
TIRRANE-Myslimanet në mbare botën kanë nisur sot agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Me qëllimin për të treguar besim ndaj Allahut, besimtarët gjatë ketij muaji heqin dore nga te ngrënët, te pirët, si dhe nga marredheniet intime bashkeshortore nga agimi deri ne perendim të Diellit. Cdo mysliman i përkushtohet më shumë adhurimit e devotshmërise, por edhe reflektimit e vetëpërmbajtjes, forcimit te lidhjeve familjare e atyre shoqerore. Si nje nga pese shtyllat e Islamit, agjerimi eshte detyrë apo obligim per cdo mysliman të rritur, te afte dhe pa te meta mendore, nderkohe qe privohen nga agjerimi lehonat, të semuret qe nuk e perballojne dot si dhe femijeve nen moshen e pubertetit. Por, besimtarit nuk i pranohet agjerimi, nese me dashje konsumon ushqime dhe pije, apo merr injeksione me vlera ushqyese, Agjerimi eshte nje akt qe tregon bindje ndaj urdhrave te Allahut, ne nje shkalle te madhe perkushtimi, sinqeriteti dhe besimi, duke kerkuar meshiren e Tij qe t’I falen gabimet dhe te ruhet nga denimi i Zotit. Ramazani eshte muaji i nente i Kalendarit Islamik (sipas Henes), Nata e Kadrit është një natë prej netëve të muajit të shenjte, ne te cilen ndodhi zbritja e Kur'anit.
Në përfundim të këtij muaji, një miliard myslimanët e botës festojnë festën e Eid al-Fitr (Bajramin e Madh). Komuniteti mysliman shqiptar, i cili vite më parë e respektonte në mënyrë të fshehtë muajin e shenjtë të Ramazanit, tashmë e mban atë në mënyrë të vullnetshme. Ai ka nisur dje në Shqipëri në orën 04.25 , sipas orës lokale, kur është falur namazi i sabahut.
(d.b/news24/BalkanWeb)