E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllet panairi ndërkombëtar i teknologjisë

Organizimi i mësipërm ishte panairi më i madh i sektorit energjetik në Ballkan për vitin 2009. Në panair u organizua ceremonia e dhënies së kredive të para me kushte të lehtësuara për disa kompani shqiptare. 

TIRANE-U mbyll Panairi Ndërkombëtar i teknologjisë dhe cilësisë 2009, organizuar në Pallatin e Kongreseve Tiranë, prej 29 prillit deri në 1 maj. Organizimi i mësipërm ishte panairi më i madh i sektorit energjetik në Ballkan për vitin 2009. Shumë prej kompanive më të mëdha evropiane në energjetikë dhe infrastrukturë nga Austria, Italia, Çekia, Gjermania, etj. si Verbund, Bechetti, CEZ, Monkada, ENEL, Andrix, etj. së bashku me kompanitë lider të Shqipërisë, Kosovës, Turqisë, etj. si CAE, KEK, KESH, OST, KOSTT, Romano Port, etj. shpalosën në panair teknologjinë e lartë dhe njëkohësisht potencialin financiar të tyre për projektet e parashikuara në rajon. Vlera e projekteve me investime të sigurta financimi në Shqipëri dhe rajon në prodhimin e energjisë nga burimet ujore, fosilet e lëngëta dhe të ngurta, era, energjia diellore dhe termale prej më shumë se 5 miliardë eurosh tërhoqën në panair shumë kompani të nivelit të lartë nga Turqia, Italia, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Gjermania,etj. për të lidhur kontrata pune me vlera prej qindra milionë eurosh. Gjatë ditëve të panairit u zhvilluan aktivitete të rëndësishme, sikurse ishte ceremonia e dhënies së kredive të para me kushte të lehtësuara për disa kompani shqiptare nga fondi 30 milionë euro i SME-ve, nënshkrimi i marrëveshjes së Konfindustrisë me CDO/Bari si grupim përfaqësues i 35 mijë industrive të rënda të Italisë, etj.
(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›