E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet seanca për biznesmenin serb Damir Fazlliç

Shkak ishte mungesa e avokateve te cilet paraqiten sot ne Gjykaten e Tiranes arsyet e tyre te mosparaqitjes. Damir Fazlliç, depozitoi në kete gjykatë një kërkesë-ankesë për mos zgjatjen e hetimeve nga ana e prokurorisë 

TIRANE-Gjykata e Tiranës ka shtyrë sot seancën në ngarkim të biznesmenit serbo-boshnjak Damir Fazlliç. Shkak është bërë mungesa e avokatëve mbrojtës. Avokati Genc Gjokutaj, ka depozituar në gjykatë një raport mjekësor, ndërsa avokati tjetër Brahim Lahe, ishte i pranishëm në një tjetër seancë gjyqësore, atë të Gërdecit. Seanca është shtyrë për në datën 11 maj.

Damir Fazlliç, depozitoi në gjykatë një kërkesë-ankesë për mos zgjatjen e hetimeve nga ana e prokurorisë. Në seancën e sotme, gjykata do të shqyrtonte ankimin e Fazlliç. Ai ndoqi shembullin e ish-ministrit të Transporteve Lulzim Basha, i cili “rrëzoi” arganin e hetimit në Gjykatën e Lartë, duke shpallur të pavlefshme hetimet për rrugën Durrës-Kukës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›