E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, i bie atak kardiak në fushë, vdes fudbollisti Morosini

ITALI- Futbollisti i Livornos, Piermario Morosini, 25-vjeçar ka humbur jetën sot, si pasojë e një ataku kardiak.

Të gjithë mbetën të shokuar gjatë ndeshjes së sotme të zhvilluar në stadiumin Adriatico të Peskarës, ku vendasit luanin përballë miqve të Livornos, ndeshje e vlefshme për javën e 35 të Serisë B. Gjithçka ka ndodhur në minutën e 31-të të takimit kur Livorno udhëhiqte me rezultatin 0-2. Në këtë minutë, Morosini është shembur në fushë pa ndjenja.

Siç raportuan mediat italiane, stafi mjekësor i Livornos ka ndërhyrë menjëherë dhe kur ka parë gjendjen e tij, ka kërkuar transportimin e tij për në spital. Futbollisti 25-vjeçar, kartonin e të cilit e zotëron Udineze, por që e ka dhënë në formë huazimi tek Livorno, u mbajt në gjendje kome në spital, por pa mundur të mbijetojë.

Menjëherë pas këtij incidenti, të dyja skuadrat vendosën të ndërpresin zhvillimin e takimit, për ta luajtur atë në një datë që mbetet ende për tu përcaktuar. Ndërkohë, Federata Italiane e Futbollit ka anuluar ndeshjen Milano-Gjenova e planifikuar për në orën 18:00.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›