E Diel, 1 Nëntor 2026

Luboten, ndalohet përplasja maqedonas-shqiptarë

SHKUP- Njësitet speciale policore kanë arrestuar një grup maqedonasish nga Radishani, të cilët tentonin të sulmonin në fshatin Luboten, me shumice shqiptare.

Pamjet janë siguruar përmes një video- xhirimi amator, ku shihet se si grupi i të rinjve maqedonas nën pranga shoqërohet nga njësitet e ndërhyrjes së shpejt të MPB-së.

Siç mëson agjencia e lajmeve INA, pamjet janë në një lokacion që gjendet në afërsi të fshatit të pastër etnik shqiptar Luboten.

Në këtë video-materiale janë regjistruar kërcënime ndaj policisë dhe fyerje vulgare, duke kërkuar lirimin e grupit të të ndaluarve.

Forca të mëdha policie janë të pranishme përreth fshatit për të parandaluar mundësinë e eskalimit të ndonjë incidenti apo të ndonjë sulmi nga ana e grupeve maqedonase, që janë pjesë e bllokadave të vendosura në hyrje-daljet e Radishanit. Nën vëzhgim janë grupe të personave që mbajnë kapela në kokë dhe që vazhdimisht i shmangen ekspozimit, për të fshehur identitetin e tyre. (INA)

http://www.youtube.com/watch?v=auKxs0dLuyk&feature=player_embedded

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›