Bashkia, PS: Taksat, spekulim për përtifim politik

Bashkia e Tiranes
TIRANE- Spekulim per perfitim politik e ka cilesuar Bashkia e Tiranes deklaraten e sotme te PS-se per problemin e taksave dhe pakenaqesise qe sipas saj kane shume tregtare kryeqytetas.
Ne nje deklarate per mediat, zedhenesja e Bashkise ka sqaruar se ky institucion do të jete i vendosur për partneritet me biznesin në Tiranë, ndersa ka shtuar se të gjitha ato biznese që kanë qoftë dhe një ankesë, apo edhe paqartësi, i kanë patur dhe i kanë të hapura dyert e Bashkisë së Tiranës.
“Dua tju kujtoj se Kryetari i Bashkisë ishte i hapur për tu ballafuar me abuzimin politik që po i bëhet çështjes së taksave edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, gjë që nuk u pranua nga ata që flasin sot për rritje taksash, çka dëshmon që ajo po përdoret thjeshtë dhe vetëm për konsumin e radhës të politikës shterpë’- tha ajo.
Sipas saj, bashkia do të vazhdojë të ndërmarrë hapa dhe masa të tjera konkrete për mbështetjen e biznesit dhe lehtësimin e barrës fiskale, por kjo nuk do të thotë që disa biznese të paguajnë e disa të tjera tu bëjnë atyre konkurencë të pandershme.
“Para ligjit, Kryetarit të Bashkisë dhe administratës tatimore të gjithe janë dhe do të jenë të barabartë. Koha kur bizneset nuk i paguanin në Bashki, por ua jepnin nën dorë inspektorëve tatimore ka marrë fund”- theksoi ajo.