Itali, i jepet lamtumira e fundit të madhit Lucio Dalla
ITALI- Lamtumirë Lucio Dalla! Është përcjellë për në banesën e tij të fundit kantautori italian, që tre ditë më parë ndërroi jetë nga një infarkt në zemër.
Ceremonia madhështore në piazza Magore të Bolonjës, ku morën pjesë mbi 5500 vetë përfundoi me fjalët e Marco Alemanno, miku i tij intim dhe bashkëpunëtori i Luco Dalla. Gjithcka nisi me notat e këngës së famshme “4 mars 1943”, që ishte dhe dita e tij e lindjes. Pikërisht sot artisti do të kishte mbushur 69 vjec.
Turma përshëndeti me një duartrokitje të gjatë arkivolin, ndërsa dilte nga bazilika e San Petronios, në udhëtiomin e tij të fundit drejt varrezave në Certoza.
Ashtu sic pritej, në radhën e parë ndodheshin të mëdhenjtë e muzikës italiane si, Gigi D'Alessio, Baggio Antonaci, Gianni Morandi, Giovanotti, Eros Ramazzotti e Luca Carboni, ndërsa nuk kanë munguar edhe artistë të zhanreve të tjera, politikanë apo figura të njohura të elitës shoqërore italiane.
Mbi 40 mijë vetë bënë dje homazhe pranë arkivolit të këngëtarit, ku njerëzit kishin ardhur nga të gjitha rajonet e Italisë dhe reshti i gjatë herë pas here duartrokiste, ndërsa nisnin tingujt e Caruzo, këngës më të famshme të Luco Dalla.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)