Shkodër, kryetarja e PS, Keti Bazhdari jep dorëheqjen
SHKODËR- Keti Bazhdari dorëhiqet nga posti i kryetares së Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës. Vendimi është bërë publik mbrëmjen e sotme gjatë një takimi mes strukturave të selisë rozë në këtë qytet.
Vetë Bazhdari ka bërë të ditur se shkak i dorëheqjes së saj ka qenë impenjimi në komisionin kombëtar të ish-të përndjekurve, që është ngritur nga Partia Socialiste.
Keti Bazhdari mbante funksionin e kryetares së selisë rozë për qytetin e Shkodrës që prej dhjetorit të vitit 2010-të.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)