E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, kapen 170 kg heroinë, në pranga 3 shqiptarë

TIRANE - Një bandë shqiptarësh që drejtonte trafikun e heroinës në Itali është shkatërruar nga policia Italiane, si dhe u sekuestrua një sasi prej 170 kg heroinë.
Koloneli Italian Renzo Nisi deklaroi se bëhet fjalë për një operacionin antidrogë nga më të rëndësishëm të viteve të fundit.

Sipas tij sasia prej 170 kg heroinë e sekuestruar sot është e barabartë me gati 1/6 e sasisë së drogës që është sekuestruar në Itali gjatë 2010 dhe gati 55% e asaj që është sekuestruar në niveli kombëtar në 6 mujorin e parë në 2011. Banda shtrihej në veri të Italisë.

Nga hetimet e antimafias së rajonit të Venecias, u konfirmua se banda kriminale deri në tetor të 2010, transportonte sasi të mëdha heroine nga Afganistani dhe Pakistani drejt Italisë, nëpërmjet Ballkanit.

Operacioni është zhvilluar në Verona të Italisë dhe në pranga përfunduan Durim Vishkurti, 31 vjec, Sokol Çota 35 vjec, si dhe Ermal Dorda 25, që kishte ardhur nga Shqipëria për të koordinuar punën për përpunimin e drogës, raporton agjencia e lajmeve ANSA.

Pak muaj më parë policia kishte arrestuar 4 shqiptarë anëtarë të kësaj organizate, si dhe kishte sekuestruar 30 kg heroinë në provincat e Breshias e Veronës.

Droga u gjet në një banesë e cila përdorej si laborator përpunues i heroinës. Tre shqiptarët u kapën teksa po paketonin heroinën. Gjithashtu u sekuestruan substanca për të përpunuar të paktën 400 kg heroinë si dhe elementë të tjerë të përpunimit të drogës.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kakavijë, kapet me 200 gr marihuanë një 35 vjeçare

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›