Cilësia e ushqimeve, AKU: Asgjesohen 25 ton
TIRANË- Mënyra se si tregtohen produktet ushqimore në vendin tonë, vecanërisht në stinën e verës mbetet ende problem. Autoriteti Kombëtar i ushqimit ka asgjesuar 25 ton ushqime, të cilat ishin jashtë parametrave dhe si të tilla, ishin të dëmshme për konsumatorin. Kontrollet u kryen në stabilimentet e prodhimit dhe tregtimit të produkteve me origjinë shtazore dhe jo shtazore, magazinat ushqimore, supermarkete, bare e restorante, sidomos në zonat turistike.
“Gjatë periudhës qershor-korrik Autoriteti i Kombëtar i Ushqimit ka ushtruar 4 mijë kontrolle në 12 qarqe të Republikës, më shumë është fokusuar edhe në zonën turistike. Në kuadër të këtij kontrolli janë vënë re disa të meta: produkte ushqimore pa etiketë në shqip, stabilimente të cilët nuk zbatojnë protokollet e luftës kundër dëmtuesve, subjekte që nuk kanë ndarë produktet ushqimore nga produktet industriale, subjekte që nuk administrojnë mirë produktin me mbetje teknologjike, subjekte që produktin e gatshëm e mbajnë në të njëjtën magazinë me produktin gjysmë të gatshëm dhe ambalazhin”, u shpreh Genc Juka, Drejtor i Përgjithshëm i AKU.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka pezulluar aktivitetin e 20 subjekteve deri në përmbushjen e detyrave të lëna për zbatim dhe ka vendosur gjoba për 18 biznese të tjera.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)