Minatoret ne diten 16 te greves pritet takimi me ACR
Minatorët e Bulqizës janë sot në ditën e 16-të grevës së urisë dhe gjendja e tyre shëndetësore po përkeqësohet. Takimi që pritet të zhvilloj dje me një përfaqësi të minatorëve dhe firmës ACR nuk u zhvillua.
Ky takim pritet të zhvillohet sot. Minatorët kanë kërcënuar se nëse takimi nuk zhvillohet dhe nuk u jepet zgjidhje kërkesave të tyre, ata do të bllokojnë rrugën në Qafën e Buallit. Po kështu ata kanë kërcënuar se numri i minatorëve që do të hyjnë në grevë do të rritet ndjeshëm duke shkuar në 700.
Minatorët kërkojnë përmirësim të kushteve të punës, rritje page 40% dhe largimin e drejtuesve të minierës. Reparti i Inspektim Shpëtim Miniere (RISHM) i ka bërë dje METE-s mbylljen e përkohshme të minierës.