E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali kapen 68 kg droge ne pranga 3 shqiptare 5 italiane

MILANO- Nje operacion antidroge ne Milano te Italise ka cuar ne sekuestrimin e 68 kg lende narkotike si dhe ne arrestimin e tete personave 3 shqiptare dhe 5 italiane. Operacioni eshte ekzekutuar mes provincave Monza- Brianza dhe Komo te Milanos. Nuk behen te ditur emrat e te arrestuarve.

Nga 68 kg lende narkotike 48 kg ishin heroine dhe 2 ishin kokaine. Policia italiane ka arritur te sekuestroje dhe laboratorin ne te cilen punohej lenda narkotike e cila ishte ndertuar brenda nje autokarroje ne te cilen ishin vendosur te gjithe pajisjet e domosdoshme per te pergatitur lenden narkotike.
Droga e sekuestruar ne treg ishte destinuar per tregun lombard dhe kap vleren e 2 milione eurove bejne te ditur mediat italiane.
s.g/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›