E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane tregtaret proteste per kasat fiskale

TIRANE-Bizneset e vogla te Tiranes kane zhvilluar sot paradite nje proteste prane Medresese me qellim kundershtimin e vendosjes se kasave fiskale qe sipas tyre kushtojne teper shtrenjte.

Dhjetra pronare biznesesh te vogla shumica tregtare kane protestuar kunder cmimit te larte te vendosjes se kasave fiskale dhe gjobave te vendosura nga tatimoret ndaj mungeses se kasave ne dyqane. Kostoja e kasave eshte 450 euro tatimet na kane vendosur gjoba 1 milione leke se nuk i kemi vendosur.
Tregtaret kerkojne heqjen e gjobave sipas tyre eshte e perballueshme qe pagesa e kases dhe gjobes njekohesisht pasi bizneset e tyre sic pohuan ata nuk kane fitime qe te mbulojne keto shpenzime.

Per keto arsye tregtaret bllokuan disa minuta rrugen prane Medresese ku ndodhen spitali dhe tregu duke shkaktuar nje trafik te renduar. Sipas tyre ne rast se kerkesat e tyre nuk plotesohen protesta do te pershkallezohet.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›