Itali, kapet banda italo-shqiptaredroga vinte nga Shqipëria
VERBANIA- Policia italine pas një investigimi të gjatë ka arritur të arrestojë një bandë shpërndarësish të lëndëve narkotike. Aksioni u krye të orët e vona të ditës së djeshme dhe në pranga kanë rënë 11 persona. Përmes një komunikate për shtyp policia e Verbanias bëri të ditur se janë ekzekutuar 11 urdhër arreste, 8 në burg dhe 3 me të drejtë paraqitjeje. Sipas policisë banda përbëhej kryesisht nga shqiptarë, por kishte edhe disa marokene dhe italianë. Oficerët e policisë kanë raportuar se po ndiqen në gjendje të lirë edhe 40 persona të tjerë që mund të kenë patur lidhje me këtë bandë.
Organizata e drogës ka vepruar si ndërmjetëse mes trafikantëve të mëdhenj dhe shpërndarësve të drogës. Organizata furnizohej dhe shpërndante rregullisht, ekstazi, kokainë dhe mariuana.
Policia ka nisur investigimin që në janar të 2011-ës, duke ndjekur shpërndarësit e vegjël në terren dhe duke përgjuar telefonat. Në veçanti, hetuesit kanë mbajtur nën mbikëqyrje një shqiptar me emrin Jetnor që është provuar se ishte kreu i kësaj bande. Në sajë të ndjekjeve të vazhdueshme, përdorimit të GPS, përgjimit të telefonave, etj. grupi hetimor ka identifikuar gjithë anëtarët e grupit dhe ka arritur të mësojë edhe mënyrën e funksionimit të bandës.
Sipas policisë, kokaina dhe ekstazia janë blerë nga bashkëatdhetarët shqiptarë që punojnë në provincat e Milanos, Novaras dhe Verbanias, ndërsa mariuana vinte direkt nga Shqipëria. Vendi ku grumbullohej droga ishte në një zonë të pyllëzuar në lartësitë e Verbanos, në disa kasolle të braktisura.
(rd/sg/shqiptarja.com)