Zyrtarë amerikanë vizitojnë Timoshenko
Një i dërguar i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe ambasadori amerikan në Ukrainë kanë vizituar ish kryeministren e burgosur Julia Timoshenko në spital, në kohën kur janë rritur kritikat e perëndimit mbi trajtimin e saj.
Timoshenko u dënua me shtatë vjet burg vitin e kaluar për shpërdorim të detyrës, ndërkohë që mbështetësit e saj thonë se ishte hakmarrje politike nga presidenti Viktor Janukovic.
Zëvendësi i ndihmës sekretarit të Shtetit Tomas Melia dhe ambasadori Xhon Teft vizituan Timoshenkon në spitalin shtetëror në Karkiv, ku ajo po mjekohet nga dhimbjet e shpinës.
Ajo është dërguar në spital javën e kaluar sipas një marrëveshjeje, në bazë të së cilës, ajo do të trajtohet nga një mjek gjerman. Ambasadori Teft u tha gazetarëve pas vizitës, se Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë atë që ai e quajti "persekutim selektiv i Timoshenkos", dhe bëri thirrje për lirimin e saj.
(ar.si/BalkanWeb)