E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali kapet me 33 kg heroine shqiptari

Mediat italiane kane publikuar sot detaje te operacionit anti-droge te ndermarre pak dite me pare nga policia e Fierences ku u kap edhe nje shqiptar. Sipas mediave italiane eshte arrestuar 23-vjecari shqiptar Marenglen Saliu ne apartamentin e te cilit u gjeten 33 kg droge e llojit heroine me nje vlere prej 3.8 mln euro e gatshme per tu shperndare.
Nderkohe mediat italiane theksojne se gjate operacionit te policise mesohet se nje prej efektiveve ka mbetur i plagosur gjate ndjekjes per arrestimin e 23 vjecarit shqiptar.
Krahas droges gjate kontrollit ne banese u gjet edhe nje pajisje e vecante e cila sherbente per te peshuar e me pas paketuar drogen ne doza te caktuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›