E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, kapet shqiptari me 44 kg drogë

Hoxha drejtonte një makinë tip “Benz”, brenda së cilës u gjetën 44 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë.

Qeni i antidrogës nuhati drogën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë u bë bllokimi i shqiptarit. Në bagazhin e makinës u gjet lënda e ndaluar, e vendosur në 40 pako 1-kilogramëshe.

27-vjeçari Hoxha u vu në pranga Nën akuzën për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa nga ana e policisë thuhet se droga vinte nga Pulja dhe kishte si destinacion Raguzën.

Po sipas policisë, nga shitja e saj fitimi parashikohej të ishte 400 mijë euro.
/Start/

                                                                                             2012-05-26 15:08
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›