Udhëtimet e maturantëve për provim, ja rregullat e reja

Autobusi i aksidentuar në Himarë
Udhëzimi i ministrit për provimet: I shoqëron mësuesi dhe drejtori i shkollës.
Firmë nga prindi për ata që nuk zgjedhin mjetet e shkollës.
Aksidenti tragjik i Himarës ka detyruar Ministrinë e Arsimit të forcojë rregullat për transportin e gjimnazistëve, të cilët nisin javën që vjen provimet e Maturës Shtetërore. Bëhet fjalë për të gjithë ata nxënës që do të lëvizin për të zhvilluar provimet e Maturës nga shkollat e komunave në ato të bashkive dhe sallat e auditorëve. Me anë të një udhëzimi të firmosur dje, ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, kërkon nga drejtoritë arsimore të marrin masa që maturantët të dërgohen në provim me mjetet të siguruara nga shkollat dhe të shoqërohen në vajtje dhe në ardhje nga drejtori i shkollës dhe mësuesit kujdestarë. Listën me emrat e maturantëve do ta kenë edhe drejtuesit e mjeteve. Mjetet që do të bëjnë transportimin e maturantëve të jenë të sigurta teknikisht, konform legjislacionit në fuqi. Maturantët duhet të shoqërohen vajtje-ardhje në çdo provim nga drejtori i shkollës dhe mësuesi kujdestar, thuhet në udhëzim. Sipas tij, maturantët që do të udhëtojnë privatisht, 24 orë para zhvillimit të testit duhet të depozitojnë në drejtorinë e shkollës deklaratën e prindit që merr përsipër këtë udhëtim. Ndërkohë që duhen njoftuar edhe drejtoritë e policisë së qarkut. Kthimi nga shkolla në vendbanim bëhet pasi të ketë përfunduar procesi i provimeve për të gjithë maturantët. Para nisjes dhe në përfundim drejtori i shkollës bën apelin, thuhet në udhëzim. Këto masa do të zbatohen për të gjithë maturantët që nuk do ti zhvillojnë provimet në shkollat e tyre. Shkresa është dërguar në të gjitha drejtoritë arsimore dhe ato duhet të marrin të gjitha masat për ti vënë në zbatim rregullat e reja të transportit të nxënësve. Ministria e Arsimit ka pasur një udhëzim të mëparshëm për mënyrën si duhet të kryhej transporti i nxënësve, por pas tragjedisë që ndodhi në Himarë, ky dikaster vendosi të forcojë rregullat. Pas 21 majit, të gjitha shkollat e larta dhe të mesme pezulluan ekspeditat dhe ekskursionet. Vetë nxënësit, prindërit dhe mësuesit shprehen se ndjehen të frikësuar nga ajo që ndodhi dhe mungesa e sigurisë në rrugë. Agjencitë e udhëtimit pranojnë se një pjesë e rezervimeve janë anuluar. Kemi pasur prenotime me shkollat e mesme kryesisht për muajin qershor. Janë anuluar të gjitha. Është më se normale pas asaj që ndodhi, u shpreh pronarja e një prej agjencive të kryeqytetit. Edhe të tjera që organizojnë ekskursione brenda vendit na dhanë të njëjtën përgjigje. Studentët e universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan ishin nisur për një ekspeditë me shkollën në momentin kur ndodhi aksidenti.
Udhëzimi i MASH
. Mjetet që do bëjnë transportimin e maturantëve të jenë të sigurta teknikisht, konform legjislacionit në fuqi.. Maturantët duhet të shoqërohen në çdo provim, në vajtje dhe në ardhje, nga drejtori i shkollës dhe mësuesi kujdestar. Çdo drejtues mjeti dhe shoqëruesit do të kenë listën e maturantëve të firmosur dhe vulosur nga drejtori i shkollës.
. Maturantët që do të udhëtojnë privatisht, të depozitojnë 24 orë përpara zhvillimit të provimit deklaratën e prindit që merr përsipër këtë udhëtim. Kjo deklaratë ruhet deri më 15 korrik 2012.
. Kthimi nga shkolla në vendbanim bëhet pasi të ketë përfunduar procesi i provimeve për të gjithë maturantët. Para nisjes dhe në përfundim drejtori i shkollës bën apelin.
. Njoftohen me shkrim drejtoritë e policisë së qarkut për lëvizjen dhe transportin e maturantëve në datën e provimit.
SHKODER
Drejtoria Arsimore pezullon ekskursionet
SHKODER – Drejtoria Arsimore në Shkodër urdhëron pezullimin e të gjithë ekskursioneve të ciklit parauniversitar në qark. Me anë të një urdhërese drejtuar institucioneve shkollore në qarkun e Shkodrës, drejtoresha e Arsimit, Artrida Ferketi, i ka vënë në dijeni për vendimin e marrë së fundi. Shkak është bërë aksidenti i së hënës, ku udhëtarët dhe viktimat ishin studentë, të nisur për një ekspeditë në jug të vendit. Sipas Ferketit, urdhri pezullon të gjitha udhëtimet e parashikuara në këtë fundvit shkollor, ndërsa do të rishikohet në fillim të vitit të ardhshëm. Kjo urdhëresë rezulton sipas DRA-së të jetë nxjerrë për të parandaluar ndonjë ngjarje të rëndë, pasi nuk ekziston besimi te kompanitë e transportit. Pritet që kontrollet që do të ushtrohen mbi anën teknike të mjeteve të transportit pas aksidentit të Himarës, të mundësojnë nisjen e ekskursioneve të nxënësve. r.d
Dështon prova e zgjimit në Austri për një nga studentet në koma
Shtatë lënë reanimacionin
Prova e zgjimit nga koma për studenten Eriselda Gubere, e cila po trajtohent në Austri, nuk ka dhënë dje asnjë rezultat. Mjekët austriakë do tentojnë sërish sot me Florie Pecin, të plagosurën tjetër rëndë nga aksidenti tragjik i Himarës. I gjithë informacion për ecurinë e rrugës drejt spitalit të Vjenës dhe gjendjes së tyre shëndetësore është raportuar nga ambasadori ynë atje, ndërsa pritet që edhe familjarët e studentëve të shkojnë në Austri. Nga Spitali Ushtarak, mjeku epidemolog, Luan Nikollari, tha se studentet e tjera janë në gjendje më të mirë shëndetësore dhe për fat të mirë asnjëra prej tyre nuk do të mbetet invalide. Të shtata vajzat, të cilat që prej ditës së hënë kanë qëndruar në repartin e reanimacionit, u transferuan nëpër dhomat e pavijoneve dhe rezultojnë totalisht jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa një prej tyre, Elsa Shtylla, ka lënë spitalin rreth orët 12:00 të ditës së premte, pas kontrollit të fundit mjekësor. Mjekët e spitalit kanë konfirmuar se studentet e plagosura kanë dalë nga reanimacioni dhe janë në mbikëqyrjen e mjekëve në pavijonet e specialiteteve në Spitalin Ushtarak. Pjesa më e madhe e tyre pritet të lënë spitalin javën e ardhshme. Aktualisht, në Spitalin Ushtarak janë 10 studente të shtuara, ndërsa 2 të tjera po trajtohen në një spital privat. Mbrëmjen e 21 majit, kur ndodhi aksidenti tragjik i autobusit të rrëzuar në Himarë, 15 studente u sollën me urgjencë në Spitalin Ushtarak. Prej tyre njëra mbërriti e vdekur, ndërsa 14 të tjerat, ndonëse në gjendje të rëndë shëndetësore, arritën të mbijetojnë dhe të kalojnë rrezikun për jetën. Të gjitha vajzat që kanë lënë reanimacionin nuk do të kenë pasoja. Rehabilitimi i tyre do të bëhet i plotë. Ndonëse kanë fraktura në trup, asnjëra prej tyre nuk ka mundësi invaliditeti. Sa i përket rikuperimit të gjendjes së tyre shëndetësore, mund tju them se do të bëhet brenda një kohe të shkurtër, thanë mjekët e Spitalit Ushtarak.
Vlorë, tri studente të mbetura në spital
Tri studente kanë mbetur në spitalin e Vlorës, duke u trajtuar pas aksidentit të rëndë që ndodhi të hënën, në Qafën e Vishës, në Himarë. Veç Besiana Xhemetit nga Kavaja, aty ndodhen dhe Elidiona Gjoni nga Laçi dhe Adjola Musaku nga Fieri. Sipas mjekut kirurg Besnik Elezi, ato do të vazhdojnë të mbahen në reanimacion për shkak të problemeve që kanë. Në ditët në vazhdim mund të dërgohen në Tiranë për ndërhyrje më të specializuar.
Familjarët e studenteve në koma
Brenda këtyre dy ditëve familjarë të dy studenteve që po trajtohen në Austri, do të udhëtojnë drejt klinikës ku ato janë shtruar. Ministria e Shëndetësisë po përmbyll dokumentacionin e nevojshëm dhe pritet që ata të nisen për tu qëndruar pranë vajzave të tyre. Florie Peçi dhe Eri