Meta në konventën e LGI: Bashkëpunim për integrimin e vendit

"Ngritja mbi të kaluarën është një kërkesë imediate për politikanët në Shqipëri, një vend tërësisht evropian që kërkon anëtarësimin në BE, dhe askush nuk duhet t'i vihet ndesh kësaj kërkese legjitime", deklaroi kryetari i LSI-së, Ilir Meta.
Sipas Metës sot më shume se kurrë nevojitet bashkëpunim për reformën zgjedhore dhe parlamentare, për çështjen e imunitetit dhe zgjedhjen e një presidenti që t'i kontribuojë integrimit evropian të vendit.
"Duhet bashkëpunim dhe marrëveshje për të arritur realizimin e reformave. Duhet bashkëpunim dhe transparencë për zgjedhjen e presidentit. Bashkëpunimi mes forcave politike është i domosdoshëm për Shqipërinë. Mosbashkëpunimi politik e dëmton shumë vendin dhe popullin tonë" theksoi kryetari i LSI-së.
“Në Vjenë takova kryeministrin e Zimbabve. Njëri më pyeti po ky si ulet me Mukaben (Presidentin e vendit) për të diskutuar çdo javë, ndërkohë që ai ka vrarë kaq shumë njerëz. Zagerai ulet me Mukaben, jo se ka harruar të kaluarën, të vrarët, manipulimin, por se ai e di shumë mirë se nëse nuk do ulet e të bashkëpunojë akoma më shumë njerëz do vriten në Zimbabve. Ndaj ngritja mbi të kaluarën është një kërkesë imediate”, vuri në dukje Meta duke shtuar se "Për ne integrimi nuk është një slogan, por ai është stabiliteti, siguria dhe mirëqenia e familjeve tona, anembanë Shqipërisë".
Konventa kombëtare zgjedhore e LGI-së nisi paraditen e sotme në Pallatin e Kongreseve me një minutë heshtje në nderim të viktimave të aksidentit tragjik rrugor në Himarë. Gjatë punimeve të saj pritet të zgjidhet kryetarja e re e LGI-së, post për të cilin konkurrojnë Luzhiana Abazaj dhe Klajda Gjosha./Start/
2012-05-26 13:04