Itali, kërcënohet me vdekje analisti i njohur Vittorio Sgarbi
Këcënohet me vdekje analisti i njohur italian Vittorio Sgarbi. Letra me kërcënime ka mbërritur në zyrat e komunës së Salemi-t ku Sgarbi është kryetar, dhe në të ka edhe fraza të tilla si "kemi menduar seriozisht që të të thyejmë edhe ndonjë kockë".
Deri tani nuk ka asnjë të dyshuar konkret se kush mund të jetë dërguesi i kësaj letre dhe cilat do të mund të jenë motivet.
Gjithsesi pista më e mundshme e dyshimeve lidhet me kritikat që analisti i njohur italian ka bërë kundër përdorimit të energjisë së pastër.