Hoxhaj: Pajtimi në Ballkan, i domosdoshëm

Pajtimi është i domosdoshëm dhe i pashmangshëm në Ballkan. Pajtimi i duhet Ballkanit sot dhe në të ardhmen, por shtetet e Ballkanit nuk duhet të bëhen pjesë e pajtimit duke mohuar të kaluarën, ka thënë gjatë fjalimit të tij në në konferencën treditore në Sarajevë me temën “Ballkani Perëndimor: Përparim,Stagnim apo Regres”, ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.
Ministria e jashtme bëri të ditur se në konferencën e organizuar nga Qendra për Marrëdhënie Transatlantike të Universitetit Hopkins dhe Fondacionit Amerikë-Bosnjë, Hoxhaj ka theksuar se pajtimi nuk mund të jetë i plotë, nëse është vetëm i imponuar nga jashtë.
“Ne fakt, për një pajtim, përveçse duhet parë qartazi të ardhmen, kjo nuk nënkupton ta bëjmë këtë duke zbehur të kaluarën. E kaluara që ka qenë e hidhur, për të gjithë ne duhet të jetë një hapësirë mësimi dhe jo manipulimi”, citohet të ketë thënë Hoxhaj.
Në konferencë marin pjesë edhe ndihmësi i sekretares amerikane të shtetit, Filip Gordon, ministri i punëve të jashtme i Bosnjës, Sven Alkalaj, kryeministri i Malit të Zi, Igor Likshiç dhe diplomatë të tjerë.