Marreveshje per nderhyrjen ne lumin Buna, minimizohet rreziku i permbytjeve

Shkoder, 14 dhjetor, NOA – Pas plot dy javesh kur mijera siperfaqe toke te zones se Nenshkdres dhe lagje te kryeqendres se veriut u pushtuan nga prurjet e pashembullta te lumenjve dhe shkarkimet nga tre HEC-et ne veri te vendit, sot eshte nenshkruar edhe marreveshja per thellimin e lumit Buna, qe parashikon nderhyrjen ne shtratin e ketij lumi, pastrimin e tij nga mbeturinat e urave te shkaterruara, anijeve te mbytura, makinave, mbetjeve drusore. Marreveshja dypaleshe Shqiperi-Mali i Zi u nenshkrua sot ne Shkoder nga ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu dhe homologu i tij malazez, Milutin Simoviç. Marreveshja do te beje te mundur pastrimin e shtratit te Bunes per te shpeshtuar rrjedhshmerine e tij, thellimin e lumit, zgjerimin, rehabilitimin e shtratit te tij, si dhe pastrimin e grykederdhjes se tij per ne det dhe riparimin e kuotave te argjinatures. Duke folur per permbytjet qe pllakosen jo vetem ne Shkoder por, edhe pertej kufirit ne Mal te Zi, ministri malazez theksoi se si Shqiperia edhe Mali i Zi kane perjetuar situata te veshtira nga permbytjet.
Ne kete kontekst tha ministri i Mjedisit te Malit te Zi, ne jemi te gatshem per realizimin e ketyre projekteve, qe ne fakt kerkojne kohe, qe do te na mbrojne nga rreziku i permbytjeve ne te ardhmen.
Sipas ministrit te Mjedisit, Fatmir Mediu projektet do te jene te perbashketa dhe çdo nderhyrje ne Bune do te behet me miratimin e te dyja paleve.
Dy jave pas permbytjeve ne Shkoder, uji eshte terhequr nga duke bere qe nga mbi 14 mije ha toke e pushtuar nga uji ne krye te heres, tashme te jene nen uje 10 800 ha toke, si dhe 1200 shtepi te rrethuara nga uji.
mit/NOA