E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia akuza Ermir Dobjanit

Shkoder - Rihapja e nje vrasjeje per gjakmarrje, ka bere qe polica te rihapte nje dosje delikate per vrasjen e nje personi dhe plagosjen e kater te tjereve. Por policia e Shkodres tha dje se, hetimi i kesaj ngjarje, eshte penguar ne menyre te drejtperdrejte nga Avokati i Popullit, Ermir Dobjani dhe komisionare te tij. Kjo gje u be e ditur nga burime zyrtare nga policia e Shkodres. Sipas policise, komisioneret e Avokatit te Popullit se bashku me drejtuesin e tyre, kane hyre arbitrarisht ne momentin kur te dyshuarit ishin duke u marre ne pyetje.

Policia e Shkodres

Burimet zyrtare te policise, thane se, sektori i Luftes Kunder Krimeve te Renda ne bashkepunim me Prokurorine e Shkodres, ka nisur qe me 10 shtator te ketij viti, rihetimin e ngjarjes se ndodhur me 1 gusht 1997, te lagjja "Liria" e qytetit. Policia kishte vendosur te niste hetimin per kete ngjarje me pese viktima qe kishte ndodhur per motive gjakmarrjeje. Per kete ngjarje ne oren 7:00 te tre diteve me pare, pas urdhrit te dhene nga Prokuroria e Shkodres per dokumentimin ligjor te ngjarjes, jane shoqeruar ne ambientet e Drejtorise se Policise Shkoder dhe jane thirrur per t'u marre ne pyetje disa shtetas, te cilet kane dijeni per krimin e rende. "Gjate kohes qe po vazhdonte pyetja e personave te shoqeruar, Avokati i Popullit Ermir Dobjani me disa komisionare te ketij institucioni, ka nderhyre ne menyre arbitrare ne zyrat e Policise Gjyqesore, ku po pyeteshin keta persona, duke perdorur arrogance dhe duke ushtruar presion ndaj oficereve tane, veprim ky i cili ka interferuar direkt ne mos-dokumentimin ligjor te kesaj vepre, te deleguar nga Prokuroria, per faktin se kjo dosje eshte rikrijuar dhe nje here nga ana jone", - deklaroi zyrtarisht Policia e Shkodres. Avokati i Popullit se bashku me komisionaret e tij, kane marra ne pyetje personat e shoqeruar, ne lidhje me trajtimin e tyre para, gjate dhe pas shoqerimit te tyre ne ambientet e Drejtorise Policise se Qarkut Shkoder.

I shoqeruari E. A, ka ngritur pretendimin se eshte goditur me shpulle ne ambientet e policise nga disa oficere policie. Ky pretendim mohohet kategorikisht nga ana e oficereve te policise, sic ben te ditur ne menyre zyrtare policia e Shkodres. Nderkaq kane nisur hetimet nga SHKB.

Policia tha se, "sa i perket pretendimeve te shtetasit E.A, ndaj oficereve tane, Sherbimi i Kontrollit te Brendshem ne Drejtorine e Policise se Qarkut, ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit, do te hetoje dhe do te kryeje te gjitha veprimet e duhura procedurale".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›