E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, kultivonte marihuanë në ballkon, arrestohet shqiptari

ROME-Shqiptari Emiljano Shehaj, 21 vjeç, rezident në Romë por i strehuar përkohësisht te disa të afërm në Sant’Egidio të Teramos, është arrestuar dhe dënuar për kultivim e shitje lëndësh narkotike.

Karabinierët, që prej ditësh kishin vërejtur lëvizjet e dyshimta të shqiptarit, hiqen si elektricistë e me justifikimin e kontrollit të linjës elektrike i kanë trokitur të premten në shtëpi. Deren e ka hapur pikërisht 21-vjeçari. Gjatë kontrollit, karabinierët kanë gjetur 4 bimë të shëndetshme marijuane në ballkon, 2 gramë kokainë të fshehur mes kutive të kafes dhe sheqerit, 50 gramë gjethe marihuane të futur në furrë, ndoshta për t’u tharë, si edhe peshore e materiale për konfeksionimin e drogës.

Shehaj është arrestuar të premten dhe të shtunën ka dalë menjëherë në gjyq. Është dënuar me një vit e gjashtë muaj dhe një gjobë 3 mijë euro.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›