E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, rihapet parku "Gezi"

STAMBOLL- Parku "Gezi", shumë pranë sheshit "Taksim" në Stamboll, bastion i protestuesve antiqeveritarë para evakuimit nga policia në fund të majit, do të rihapet sot për publikun, por tashmë pa toleruar asnjë lloj manifestimi, deklaroi guvernatori i metropolit turk.

"Në parashikojmë hapjen e parkut "Gezi" në mënyrë që ky i fundit të vihet në dispozicion të qytetarëve", deklaroi për shtypin guvernatori, Huseyin Avni Mutlu.

Ai i këshilloi qytetarët të mos përdornin si vend protestash një nga hapësirat e pakta të gjelbra të qytetit.
"Parqet nuk janë vende manifestimesh. Ato duhet të shërbejnë si një vend pushimi dhe qetësie për gjithë qytetarët", nënvizoi ai.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›