E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthen një bombol e vogël gazi, shkrumbohet banesa

GJIROKASTER-Shpërthimi i një bombule gazi ka sjellë djegien e plotë të një banesë në qytezën e Libohovës.

Ngjarja u shënua rreth orës 14.30 të mesditës së sotme në lagjen ‘Marinë’, kur një banesë një bombul e vogël gazi shpërtheu, duke sjellë aktivizimin e një vatre zjarri, e cila shumë shpejt u përhap në gjithë shtëpinë një-katëshe, duke sjellë djegien e plotë të saj. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës dhe policisë, nuk është bërë e mundur shpëtimi i banesës.

Fatmirësisht nuk janë shënuar të lënduar në njerëz. Mësohet se banesa ishte në pronësi të shtetasit Fatos Hunda, por që prej disa kohësh aty banonte me qira një cift bashkëshortësh nga zona e Tepelenës.

(d.bNews24//BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›