E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali lideret politike nuk vendosin per debatin televiziv

Liderët kryesorë politikë në Itali ende nuk kanë vendosur të jenë pjesë e një debati televiziv, para zgjedhjeve të përgjithshme të 24 – 25 shkurtit në vend. E ndërsa dita e zgjedhjeve afrohet, duket se skena e vetme ku ata do të jenë të gjithë bashkë është ajo e marionetave në një nga emisionet satirike më të famshme në vend.
"Gli Sgommati", një program i prodhuar nga Palomar për Sky Uno, transmetohet cdo pasdite nga e hëna në të premte.
"Për mendimin tim, nuk merremi vetëm me temat që prej kohësh janë larg skenës politike por vëmë në dukje paradokset e politikës. Kemi sigurisht shumë material për të punuar, sepse politikanët shpesh thonë batuta të mirëfillta kur flasin.
Në shfaqje marrin pjesë emrat më të diskutuar të politikës italiane.
"Berluskoni është një aktor i shkëlqyer i teatrit absurd. Me të si aktor na duget të nënvizojmë gjithmonë fjalët më absurde që ai thotë. Por ka dhe karaktere të tjerë si Bersani të cilët nuk mund të qëndrojnë vetëm në skenë, për shkak të pasigurisë që kanë.
Politikanët italianë janë të impenjuar në ditët e fundit të fushatave të tyre elektorale, ndërkohë që 27.7 për qind e italianëve janë ende të pavendosur për votën e tyre.
"Nuk mund të shoh një fitues në këto zgjedhje, fatkeqësisht ka për të qenë një rrëmujë e vërtetë. Rrëmuaj që shohim në këtë shfaqje do ët vazhdojë edhe në jetën e vërtetë, mendoj dhe pas zgjedhjeve.
Pasojat e kësaj pasigurie politike po ndikojnë edhe në ekonominë e vendit, në një moment që rezultatet, pavarësisht se si do të jenë nuk do të ofrojnë një zgjidhje të qartë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›