Paris grabitje ne argjendarine Printemps

Policia franceze ka marrë në pyetje punonjësit e argjendarisë Printemp në Paris pas grabitjes së stolive me një vlerë prej miliona eurosh. Grabitja ka ndodhur në mesditë, dhe pavarësisht se grabitësit ishin të armatosur nuk ëshët dëgjuar asnjë e shtënë.
Kanë qenë dy grabitësit të cilët kanë mundur të dalin nga dera kryesore e dyqanit pasi kanë marrë stolitë.
Zëdhënësi i policisë ka thënë se në momentin e grabitjes në dyqan po zhvillohej një ekspozitë e vecantë. Një kurorë spektakolare e dizenjuar nga De Birs me rastin e jubileut të diamantë të Mbretëreshës Elizabetë, e dekoruar me qindra diamantë. Por kurora nuk u mor nga grabitësit. Policia tashmë po heton nëse niveli i sigurisë ka qenë i përshtatshëm për llojin e ekspozitës.
Grabitja ndodhi një ditë pasi dy hajdutë ët veshur si policë dhe të armtosur arritën të merrnin diamantë me një vlerë prej miliona dollarësh në pistën e Aeroportit të Brukselit.
Ndërsa parizienët janë të shqetësuar se grabitësit po bëhen gjithnjë e më të sotisfikuar.