E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali limonet krenaria e Sorrentos prej vitesh

Terreni i pasur vullkanik dhe klima ishullore u japin limonëve të Sorrentos edhe më shumë shije.
Është i vetmi limon në botë që ka atë shijen e vecantë që e dallon gjithmonë.
Variacioni i këtij limoni ka ekzistuar në Sorrento prej qindra vjetësh dhe rritet në një ekosistem unik mes pemëve të qershisë, pjeshkëve dhe ullinjve.
Por ajo që e bën më të vecantë për vendasit këtë lloj limoni është likuori që del nga ai, më i famshmi në botë, Limoncelo.
Pija ka një volum alkooli prej 32 për qind dhe shërbehet në një gotë të ngrirë.
Që nga viti 2000 Bashkimi Europian i ka garantuar mbrojtje gjeografike limonëve të Sorrentos, por dhe të gjithë nënprodukteve të tij.
Në Sorrento rreth 400 hektarë janë të mbjellë me limona dhe që japin një produkt prej 8 mijë tonësh në vit.
Limonët mblidhen pesë ose gjashtë herë në vit nga muaji shkurt deri në mes të tetorit.
Vendasit e përdorin më shumë Limoncelon për të bërë dolli për nusen dhe dhëndrin në dasma.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›