E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, manifestim i madh kundër racizmit në Romë

Me mijëra persona manifestuan ditën e shtunë kundër racizmit në qendrën historike të Romës. Protestuesit denoncuan ndër të tjera krimin e imigracionit klandestin, i cili sipas tyre është themeluar nga një ligj i qeverisë së Silvio Berlusconi.
Manifestuesit mbanin pankarta në të cilat shkruhej ''jo racizmit dhe krimit të imigracionit klandestin'', "jo ndrydhje të imigrantëve dhe marrëveshjeve që parashikojnë ndrydhjen e tyre'' ''Berluskoni të largohet!", "ne jemi të gjithë në të njëjtën anije'' duke iu referuar imigrantëve klandestinë që arrijnë me anije nga Afrika në brigjet italiane.
Ky manifestim kundër racizmit u organizua me rastin e 20 vjetorit të manifestimit të parë të madh kundër këtij fenomoni. Manifestimi i parë kundër racizmit u zhvillua më 17 tetor të vitit 1989, ku me qindra mijëra persona dolën të protestonin në rrugët kryesore të Romës pas vrasjes së një refugjati afrikano-jugor, Jerry Essan Masslo, në provincën e Casertes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›