SHBA, Uragani Rick kërcënon Kaliforninë
Uragani Rick ka filluar të fuqizohet më tej në brigjet meksikane të Paqësorit dhe mund të shndërrohet në stuhi të kategorisë së pestë. Por sipas qendrës kombëtare amerikane të uraganeve ky uraragan po përparon drejt gadishullit Baja në Kaliforni.
"Uragani i rrezikshëm Rick po vazhdon të intensifikojë aktivitetin e tij. Uragani mund të shndërrohet në një stuhi e kategorisë së pestë,"- deklaroi ditën e shtunë qendra kombëtare amerikane e uraganeve, duke iu referuar shkallës me pesë nivele Saffir-Simpson.
Uragani Rick, i cili renditet i shtati për këtë sezon në Paqësorin Verilindor, u lokalizua rreth 450 kilometra në jugperëndim të qytetit meksikan turistik Akapulko me erëra që arrinin deri në 230 kilometra në orë.
Qendra amerikane ka parashikuar se uragani do të përfshijë të martën brigjet meksikane dhe të enjten do të përplaset në gadishullin Baja Kalifornia, duke shkaktuar edhe reshje të mëdha.Stuhitë e Paqësorit nuk paraqesin rrezik për industrinë e madhe meksikane të naftës që ndodhet në Gjirin e Meksikës, por gadishulli Baja Kalifornia frekuentohet shpesh nga turistët amerikanë veçanërisht në zonën e Los Cabos.