Iran, atentat kamikaz kundër gardianëve të revolucionit
Rreth 40 persona të tjerë janë plagosur në sulmin më të përgjakshëm të viteve të fundit kundër Gardës së Revolucionit.
Televizioni shtetëror përmendi mundësinë që një grup rebel, i lidhur me talebanët në Pakistanin fqinjë, të jetë autori i sulmit.
"Sulmuesi hodhi në erë eksplozivin që mbante me vete gjatë një mbledhjeje të komandantëve fisnorë të provincës Sistan-Baluçistan me komandantë të Gardës së Revolucionit, bëri të ditur televizioni shtetëror, duke shtuar se mes viktimave ka civilë dhe komandantë fisnorë.
Garda e Revolucionit bëri përgjegjës "elementë të huaj" të lidhur me Shtetet e Bashkuara për atentatin e përgjakshëm duke theksuar se kjo rrit paqëndrueshmërinë në juglindje të Iranit kufi me Pakistanin dhe Afganistanin.
Teherani akuzon Shtetet e Bashkuara se përkrahin grupin "Jundollah" për të krijuar situatë të paqëndrueshme në zonë, gjë që Uashingtoni e përgënjeshtron.
"Në këtë akt terrorist janë vrarë ndër të tjerë gjenerali Nur-Ali Shushtari, nënkomandant i këmbësorisë së Gardianëve të Revolucionit, gjenerali Mohamad Zadeh, komandant i Gardianëve të Revolucionit për provincën Sistan-Baluçistan, komandanti i gardianëve për qytetin Iranshahr (në juglindje), komandanti i njësisë Amir al-Momenin", bëri të ditur agjencia Fars.