Itali, ndalohet qarkullimi në Milano, prej të ndotjes së lartë atmosferike
ROMË- Qarkullimi i automjeteve u ndalua plotësisht sot në Milano, nga ora 08:00 deri në orën 18:00, për shkak të një ndotjeje të lartë atmosferike të ajrit, që vazhdon prej dy javësh, mësohet pranë bashkisë së Milanos.
Që prej 15 ditësh në fakt përqendrimi i grimcave të pluhurit pezull në ajër ishte rritur për të kapërcyer javën e kaluar parkun kritik, që arriti kulmin të premten.
Kufizime janë vendosur prej disa ditësh për automjetet e tonazhit të rëndë, që shkaktojnë më tepër ndotje dhe pritet të vazhdojnë të paktën deri të hënën.
Shoqëritë e transportit publik milanez parashikuan intensifikim të trafikut sot në metro dhe autobus gjatë periudhës së ndalim qarkullimit.
Megjithatë, gjatë natës, era nisi të ulë përqendrimin e grimcave të pluhurit në ajrin e metropolit më të madh të veriut të Italisë.
(m.a/ata/BalkanWeb)