Gjirokastër, sekuestrohen 18 kg marijuanë
GJIROKASTËR- Sekuestrohen 18 kg marijuanë nga policia kufitare e Gjirokastrës. Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se, një automjet do të transportonte lëndë narkotike në drejtim të fshatit Llongo të Komunës Dropulli i Sipërm, e më pas në drejtim të shtetit grek, patrulla e policisë i ka kërkuar drejtuesit të mjetit tip Renault me targë TR 27 84 M, që të hapte bagazhin.
Në ato momente pasagjeri që ndodhej në vendin e parë ka tentuar të largohet, por është prangosur nga unifromat blu. Drejtuesi i automjetit duke përfituar edhe nga situata që krijoi pasagjeri dhe nga shiu i rrëmbyer që binte, ka arritur të largohet. Marijuana ishte e mbështjellë në pako dhe e vendosur në një cantë shpine. Çanta me pakot me lëndë narkotike i përkiste shtetasit Vilson Kalemi , i cili ishte pasagjer në këtë automjet, dhe tashmë i janë vënë prangat, ndërsa është shpallur në kërkim drejtuesi i mjetit Armando Azizi.
(m.a/News24/BalkanWeb)