Greqi, “Kathimerini”: Qeveri shpëtimi në axhendën e Papandreut
ATHINE- Një nga gazetat më të mëdha greke, “Kathimerini” shkruan sot se kryeministri i Greqisë, Jorgos Papandreu po shqyrton skenarin për krijimin e një qeverie të shpëtimit kombëtar pas marrëveshjes përfundimtare në Europë.
Sipas gazetës, kryeministri është nën presion për të marrë iniciativa për një zgjidhje politike. Një nga këto iniciativa është që të mblidhet një këshill i liderëve politikë, në një përpjekje për të arritur një marrëveshje.
Burimet thonë se Jorgos Papandreu po shqyrton propozimin për një qeveri të shpëtimit kombëtar, pasi shumë besojnë që nëse evropianët do propozojnë masa të tjera të ashpra, vështirë se ato mund të votohen në parlament vetëm nga grupi parlamentar i PASOK.
Gazeta shkruan gjithashtu sipas informacioneve, Presidentit të Republikës i kërkohet të mbledhë së bashku gjithë liderët politikë dhe ish-kryeministrat Kostas Karamanlis, Kostas Simitis dhe Konstantin Micotaqis për të vendosur për një qeveri koalicioni.
Skenarët për qeveri të unitetit kombëtar dhe tërheqjen e mundshme të Jorgos Papandreut si kryeministër, kanë shkaktuar reagimin e zëdhënësit të qeverisë, i cili në një deklaratë mbrëmë vonë, tha se “të tilla plane janë vetëm fantazi që nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën”.
Megjithatë kryetarja e Aleances Demokratike Dora Bakojanis konfirmon një pjesë të këtyre informacioneve duke thënë: "Ne i rekomandojmë Presidentit të thërrasë gjithë liderët e vjetër politikë, ish-kryeministrat e Greqisë dhe së bashku të vendosin për ngritjen e një qeverie emergjente, e cila do të ketë mbështetjen e të gjithë forcave politike."
Ministrja e Arsimit Ana Diamantopulu në një intervistë në "Kapitulli" thotë beson se ne duhet të shfrytëzojmë e të shterim të gjitha mundësitë, ndërsa ministri i transporteve Janis Ragousis, në një intervistë në "Proto Thema" kundërshtoi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, duke thënë se zhvillimi i tyre do ishte "një krim historik kundër shtetit."
Deputetja e pavarur e larguar nga PASOK, Elsa Papadimitriou, në një intervistë për "Gazetën e së dielës", sugjeron bashkëqeverisje madje propozon edhe emrat e drejtuesve të qeverisë së re. Sipas saj nëse presidenti bën lëvizjet e veta, atëherë në rolin e kryeministrit duhet të jetë politikani i njohur Lukas Papadhimos ndërsa Jorgos Papandreu të marrë përsipër Ministrinë e Punëve të Jashtme".
(m.a/BalkanWeb)