Itali nderron jete Giulio Andreotti

U shua në moshën 94-vjeçare në banesën e tij në Romë, Giulio Andreotti, një prej politikanëve më të shquar e jetë gjatë të republikës italiane.
Mjafton të përmendet se ai ka qëndruar në skenën politike më gjatë se mbretëresha Elisabetë.Ai ka qenë shtatë herë Kryeministër dhe ministër aq herë sa nuk mbahet mend. Një prej figurave më të spikatura të Partisë Demokristiane, Andreotti pati filluar aktivitetin e tij në moshën 28-vjeçare, si nënsekretar në Kryeministri ku merrej më kulturën dhe spektaklin. Ishte viti 1972 kur ai u bë për herë të parë Kryeministër i një Qeverie që do të mbahet mend për jetëshkurtësinë: nga dhënia e votëbesimit e deri tek dorëheqja zgjati vetëm nëntë ditë. Por më pas ai do të zërë më gjatë këtë post për shumë herë duke mbetur në plan të parë në jetën politike. Armiqtë e kanë konsideruar gjithnjë si mbajtës i një pushteti gjysmë të errët, gjë që nuk e ka penguar Andreottin të kalojë i paprekur dekada të tëra. Të shumepërfolura marrëdhëniet e tij me mafien, lidhje që nuk u vërtetuan as nga gjyqi i zgjatur që rrezikonte ta njolloste përjetë.I lidhur ngushtë me ambientet e Vatikanit, njohës i madh i mekanizmave të pushtetit politik. Një prej thënieve të tij të preferuar ishte: "Pushteti konsumon ata që nuk e kanë". E kështu do të kujtohet, si një prej figurave më të pushtetshme dhe kontradiktore të historise italiane.