E Diel, 1 Nëntor 2026

Marreveshja celesi i rruges europiane

Delegacioni i Kosovës, i kryesuar nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, udhëtoi të hënën drejt Brukselit për të diskutuar planin e zbatimit të marrëveshjes 19-pikëshe, e cila u arrit mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë më 19 prill.

Në përbërje të delegacionit kosovar janë përfaqësuesit e institucioneve të cilat janë prekur nga marrëveshja, si kryeprokurori i shtetit Ismet Kabashi, drejtori i policisë Shpend Maxhuni, si dhe kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peçi. “Delegacioni i Kosovës shkon me qëllimin për t’u pajtuar me palën serbe për zbatimin e marrëveshjes, duke përfshirë përcaktimin e afateve kohore, aktorët e zbatimit dhe çështjet konkrete”, thuhet në njoftimin e qeverisë së Kosovës. Zyrtarët Është koha që të dy vendet të lëvizin përpara. Ne kemi parë një kurajo të madhe në lidershipin e të dyja vendeve për të arriutr marrëveshjen. Pra, mesazhi im është i qartë, zbatimi i marrëveshjes është çelësi

Nikollai Wammen
Ministër për Cështjet Evropiane, Danimarkë kosovarë janë skeptikë nëse Serbia do të tregohet korrekte në pranimin e planit të zbatimit të marrëveshjes. E pyetur nga Top Channel nëse Serbia duhet të pranojë zbatimin e marrëveshjes para 20 qershorit, ministrja e Integrimit, Vlora Çitaku tha se pa miratimin e planit të zbatimit Serbia nuk prodhon argumente për marrjen e datës së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian. “Unë besoj që lidershipi në Beograd do të gjejë guximin të shohë nga e ardhmja dhe do të gjejë forcën që të pranojë planin për implementim. Në rast se plani nuk pranohet tani dhe në rast se nuk fillon implementimi para 20 qershorit, unë mendoj se marrëveshja si e tillë do të vihej në pikëpyetje dhe në rrezik”, tha Çitaku. Çitaku këto komente i bëri pas takimit me ministrin për Çështjet Europiane të Danimarkes, Nikollai Wammen. Edhe ministri danez, i cili pas Prishtinës do të vizitojë Beogradin, tha se zbatimi i marrëveshjes është çelësi i rrugës europiane për Kosovën dhe Serbinë. “Nuk eshte koha që Kosova dhe Serbia të bëjnë hapa prapa. Është koha që të dy vendet të lëvizin përpara. Ne kemi parë një kurajo të madhe në lidershipin e të dyja vendeve për të arriutr marrëveshjen. Tani është koha që vendimet e arritura në Bruksel të zbatohen sipas planit. Në këtë mënyrë ne do të shohim lëvizje të reja, përpara se të marrim vendimin në qershor. Pra, mesazhi im është i qartë, zbatimi i marrëveshjes është çelësi. Le të shfrytëzohet kjo mundësi për të ecur përpara”, deklaroi Wammen. Arritja e marrëveshjes me Serbinë dhe pranimi i planit të zbatimit pritet të konkretizojë rrugën europiane të Kosovës fillimisht përmes nisjes së negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›