E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafa Te zbatohet marreveshja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa insiston që zbatimi i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të bëhet deri më 20 qershor, kohë kjo kur fillojnë proçedurat për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian.

Në të kundërtën, Mustafa mendon se marrëveshja do të jetë një mashtrim i madh jo vetëm për komunitetin ndërkombëtar, por edhe për Kosovën e Serbinë. “Serbia po përdor marrëveshjen për t’i hapur vetes rrugën për integrimet evropiane. Nëse zbatimi i saj nuk fillon deri më 20 qershor, ky do të ishte mashtrimi i radhës jo vetëm për Kosovën, por edhe për bashkësinë ndërkombëtare”, ka deklaruar Mustafa. Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Marrëveshja Kosovë-SerbiVizita e Vuçiç në Kosovë Cliff: Serbët e veriut, nën dy kupola Vuçiç, javën tjetër në Kosovë është ndalur edhe te ngecjet në reformën zgjedhore, duke shprehur besimin se shumë shpejt do të finalizohet reforma, megjithëse zgjedhjet lokale do të zhvillohen sipas ligjit aktual, por ndryshimet do të vlejnë për zgjedhjet qendrore. “Ndërsa mendoj që janë përafruar qëndrimet sa i përket zonave zgjedhore, që të jetë një zonë, janë përafruar qëndrimet sa i përket listave, që të jenë lista të hapura, ka mbetur që të bisedohet se sa njerëz do të jenë në listë që do të votohen, a do të jenë pesë apo më pak se pesë. Gjithashtu, ka mbetur të sqarohet pragu zgjedhor, ndërsa çështjet tjera kanë mbetur të koordinohen dhe shpejt mund të arrihet marrëveshja përfundimtare”, ka thënë Mustafa. Këto komente Mustafa i bëri pas nderimeve të figurës së akademikut Fehmi Aganit në 14-vjetorin e vrasjes së tij.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›