Itali, një 47-vjeçar shqiptar mbytet në lumë

Një tragjedi ka ndodhur sot në ujërat e Ticino-s. Një 47-vjeçar shqiptar, banues në Gallarate (Varese) ka humbur jetën në ujërat e lumit të fshatit Oleggio.
Sipas raporteve të para të policisë, 47-vjeçari është ndierë keq pasi ka hyrë në ujë pak minuta pasi kishte ngrënë. Megjithëse, disa persona janë përpjekur t’i vijnë në ndihmë shqiptarit që po rropatej në ujë, ai nuk ka mundur të shpëtojë, raporton agjencia italiane e lajmeve "Ansa".
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:00, në një kohë kur në Itali po festohej festa e quajtur “Ferragosto”. Emri i shqiptarit që ka ndërruar jetë nuk është bëri i ditur ende nga policia italiane./Indeksonline/