Itali, një besimtar nxjerr sytë në kishë
Një ngjarje sa tragjike aq dhe e çuditshme ka ndodhur dje në një provinc të Italisë. Një burrë 46-vjeçar ka shkulur sytë me duart e tij gjatë meshës të së dielës në një kishë të Viarexhos.
Sipas medieve burri kishte lindur në Angli, por pothuajse gjatë gjithë jetës së tij ka jetuar në Viarexho. Dëshmitarët e ngjarjes tregojnë se ai vuante nga probleme psikike.
Ndërkohë që pasi ka kaluar dhimbjet e para 46- vjeçari e ka justifikuar veten e tij me fjalët: Një zë më tha që të nxirrja sytë!. Ekipi mjekësor në Itali është munduar të bëjë një mrekulli duke rilidhur me anë të një operacioni sytë e besimtarit të çmendur por duket se gjithçka ishte e pamundur.