E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanoviç- Drevsit: Pranoni bisedimet me serbët

Sekretari shtetëror për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç, i ka bërë thirrje komandantit të KFOR-it, Erhard Drevs, që të pranojë bisedimet me përfaqësuesit serbë në lidhje me zgjidhjen e krizës në veri. Sipas medieve kosovare Ivanoviç u shpreh se situata e tanishme është e paqëndrueshme.

Ai deklaroi port mediat se serbët kërkojnë garanci se nuk do të përsëriten ngjarjet e 25 korrikut, kur “njësia speciale e Policisë së Kosovës u përpoq të marrë Bërnjakun dhe Jarinën”.

Ivanoviç ka thënë se kjo është një kërkesë modeste, por se pa realizimin e saj, serbët e veriut nuk do t`i heqin barrikadat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›