E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, të verbrit peticion: Duam të drejtat tona

Shoqata e të verbërve në qytetin e Lezhës në një peticion drejtuar institucioneve shtetërore kërkojnë respektimin e kërkesave të tyre, ndryshe kërcënojnë me protesta. 

LEZHE- Shoqata e të verbërve në qytetin e Lezhës i kërkon qeverisë respektimin e kërkesave jetike për këtë kategori shoqërore.

Në një peticion drejtuar institucioneve shtetërore ata kërkojnë respektimin e pagesës për të verbrit dhe shoqëruesit e tyre, gjetjen e mundësive për strehim dhe shmangien e kësaj kategorie nga taksat direkte. Sipas kryetarit të shoqatës së të verbërve në Lezhë Zef Lleshi, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh atëherë ata do tu drejtohen protestave.

Në rajonin e Lezhes numerohen rreth 170 të verbër, të cilet shprehin indinjatën e tyre për mos respektimin e kësaj shtrese në nevojë.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›