"BE interes per reformën në drejtësinë shqiptare"
Sistemi i drejtësisë dhe reformat në të janë zona kryesore ku Bashkimi Europian do të tregojë interes. Mesazhi u dha sot nga shefi i sektorit operacional në Komisionin Europian, Luigji Brusa
TIRANE-Reforma në drejtësi do të ndiqet me vëmendje dhe do të jetë zona kryesore e interesit për Bashkimin Europian. Deklarata është bërë nga shefi i sektorit operacional në Komisionin Europian, Luigji Brusa gjatë inagurimit të qëndrës së publikimeve zyrtare. Qëndra u rindërtuar me fondet e e Bashkimit Europian në kuadër të programit CARDS të BE.
Brusa deklaroi se BE do te vazhdoje asistencë të vazhdueshme për ecurinë e kesaj reforme.
Në ceremoni ishte dhe Ministri i Drejtesisë Enkeljed Alibeaj. Brusa tha se asistenca e BE në fushën e drejtësisë në Shqiperi eshte e shumellojeshme qe nga ndertimi i mjediseve te burgjeve, rindertimin e institucioneve te tjera te drejtesise deri tek asistenca ligjore. Zyrtari i KE i beri thirrje qeverise te mbeshtese me fonde te vazhdueshme qendren e publikimeve te akteve zyrtare .Nderkohe Ministri Alibeaj tha se publikimet e para ne qendren e rindertuar jane aktet e aderimit te shqiperise ne NATO te votuara unanimisht dje ne Kuvend.
(d.b/News24/BalkanWeb)