E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, pacienti masakron psikiatren

Një psikiatre ka rënë viktimë e dhunës mizore të një pacienti në një spital psikiatrik në Bari të Italisë.

Viktima është një 53-vjeçare e identifikuar nga policia italiane si Paola Labriola, nënë e dy fëmijëve.

53-vjeçarja është goditur 28 herë me një thikë kuzhine nga pacienti dhe plagët e shumta të marrë në qafë, shpatulla dhe pjesë të tjera të trupit i kanë shkaktuar vdekjen.

Sipas autoriteteve italiane, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 09:30 minuta. Shërbimet policore mbërritën në vendngjarje dhe kanë arrestuar autorin dhe një tjetë të dyshuar si bashkëpunëtor i tij. Ata po merren në pyetje për të përcaktuar dinamikën e ngjarjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›