E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, përmbyset autobusi, 3 të vdekur

Mësohet se viktimat janë një nxënës francez 13 vjeçar, një nga dy shoferët e autobusit dhe një mësues. Të lënduarit janë dërguar në spital.

Në autobus ndodheshin gjithsej 59 persona, përfshi 52 fëmijë të moshës nga 10 deri në 13 vjeç, pesë mësues dhe dy drejtuesit e mjetit.

Autobusi u përmbys papritmas pasi ishte nisur nga Firence drejt Bordosë pas një fundjave në kryeqendrën e Toskanës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›