E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëshqitje dheu në aksin Tepelenë-Memaliaj

Shirat e shumtë të rëna gjatë ditëve të fundit, kanë bërë të ketë lëvizje të mëdha të masive të dheut, duke shkaktuar probleme në rrugë. Gjatë ditës së sotme, qarkullimi në aksin e sipërpërmendur është vështirësuar ndjeshëm për shkak të bllokimit të pjesëve të kësaj rruge.

Për pasojë, automjetet mund të lëvizin vetëm në një kalim, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin. Rrëshqitja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në vendngjarje kanë mbërritur fadroma, të cilat po punojnë për hapjen rrugës dhe normalizimin e situatës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›