E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, përmbyset varka, 30 emigrantë të zhdukur

Mediat italiane raportojnë se janë rreth 30 të zhdukur nga bilanci provizor i tragjedisë së regjistruar në ujërat italiane, në afërsi të Brindisit, një ditë më parë. Sipas autoriteteve, janë shpëtuar 41 emigrantë.

Autoritetet e Brindizit theksojnë se n zonën ku ndodhi ngjarja, gjatë gjithë natës kanë vijuar kërkimet, edhe pse puna është vështirësuar për shkak të detit të trazuar dhe erës së fortë.

Trupat e dy viktimave janë gjetur në shkëmbinj, pak pas mbytjes së mjetit lundrues. Ndërsa 41 personat e tjerë janë shpëtuar nga policia, nga karabinierët, dhe Guardia di Finanza, ndërsa po përpiqeshin të dilnin në brigje me not apo mjete rrethanore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›