E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, zjarri shkrumbon ndërtesën, 2 familje në qiell të hapur

Foto ilustruese

Një ndërtesë tre-katëshe është djegur plotësisht në qytetin e Gjirokastrës. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në lagjen Mangalat.

Sipas policisë në ndërtesën e përfshirë nga flakët banonin dy familje, të cilat tani kanë mbetur në qiell të hapur. Në momentin e zjarrit, në banesë ndodhej vetëm Petref Mema me tre vajzat e tij, ndërsa familja tjetër, ajo e Edmod Rrapos, ishte larguar nga banesa herët në mëngjes.

Policia dhe zjarrfikëset janë lajmëruar nga komshinjtë, por flakët janë përhapur me shpejtësi, duke bërë që ndërtesa të shkrumbohej plotësisht. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në ndërtesën tre-katëshe, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, nga e cila fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›