E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nejmar, në pikëpyetje mes dy spanjolleve

Nejmar de Santos

Kryeqytetasit megjithëse janë duke kaluar një formë të shkëlqyer në kampionat dhe Champions, vazhdojnë të kontaktojnë drejtuesit e Santosit për të arritur blerjen e Nejmarit. Për talentin brazilian, ekipi i Santos ka vendosur çmimin prej 40 milionësh në verë, por më pas u bllokua transferimi i tij për shkak të kupës së botës.

Sulmuesi me shumë gjasa do të transferohet në janar pas Kupës së Botës në Spanjë, por drejtimi nuk dihet, pasi edhe Barcelona është e vendosur ta marrë lojtarin për të njëjtën shifër. Tani ngelet të vendosë vetë lojtari ku të luajë, tek kampionët e botës në fuqi apo tek ekipi kryeqytetas dhe kryesues në kampionat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›